08:43 - 19 Mars 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se vetmenaxhimi nuk është zajednicë, asociacion, vetëqeverisje e as autonomi.

Pacolli tha se dje “u pa që Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”.

Vetmenaxhimi nuk është zajednicë as asociacion plus as vetëqeverisje e as autonomi. Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Mbrëmë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre”, tha ai, duke iu referuar propozimit evropian që palët e pranuan më 27 shkurt në Bruksel.