×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli niset drejt Miamit, i ftuar në dasmën e vajzës së Donald Trump

    Insajderi
    11 November 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tiffany Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump do të martohet më 12 nëntor me Michael Boulos.

    Dasma luksoze pritet të organizohet në restortin madhështor me mbi 5 mijë metra katror “Mar-a-Lago” që është në pronësi të Donald Trump dhe pritet të jenë të ftuar më shumë se 500 mysafirë.

    Një ndër ta është edhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

    “Po, është e vërtetë”, ka thënë Zyberaj kur është pyetur nëse është e vërtetë që Pacolli do të jetë në dasmën e vajzës së Trump.

    Mar-a-Lago është një resort dhe pikë referimi historike amerikane në Palm Beach të Floridas, në pronësi të ish-presidentit të SHBA Donald Trump.

    Trump bleu Mar-a-Lago në vitin 1985 dhe e ka quajtur atë si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit” dhe “Shtëpia e Bardhë e Jugut” gjatë mandatit të tij presidencial.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark