×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli reagon rreth Fahrije Hotit e Faton Pecit: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë

    Insajderi
    23 November 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatët e saj e akuzuan ministrin Faton Peci për shpifje e pretendime të rreme. Ky i fundit ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.

    Pacolli thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.

    Mes tjerash, lideri i AKR’së shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë.

    “Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark