20:29 - 03 Nëntor 2022

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas rastit të djeshëm ku u publikuan disa pamje në rrjete sociale ku shihej një infermiere duke e goditur një të moshuar.

Duke shpërndarë një fotografi me nënën e tij, Pacolli ka shkruar se sado që ishte i zënë me punë, gjithmonë ka pasur kohë për nënën e tij.

“Sado i zënë që isha me punë, gjithmonë kisha kohë për nënën time. Ishte moment çlodhje për mua. Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat!”, ka shkruar Pacolli.

Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën.