×
  • Showbiz
  • Show

    Pacolli uron Rita Orën për ditëlindjen e 30-të: Një ambasadore e rëndësishme

    Insajderi
    26 November 2020 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot po feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

    Këngëtarja e famshme sot ka mbushur plotë 30 vjet, ndërsa mori urime të shumta nga miq, kolegë e adhurues.

    Një urim për artisten kosovare ka ardhur edhe nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ndihet me fat që është mik i familjes së artistes së madhe, ndërsa e quajti si një ambasadore të rëndësishme.

    “Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita!”, ka shkruar Pacolli në status.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark