×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Padrejtësia nuk guxon të kthehet në normale”, bëhet thirrje për mbrojtje të drejtave e punëtorëve të pastrimit

    Insajderi
    01 May 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut kanë treguar se janë duke përcjelle me shqetësim kushtet e punës se punëtorëve të pastrimit.

    Sipas tyre ka mungesë se mbikëqyrjes nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh.

    Hulumtimi i IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale.

    Institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve“, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark