×
  • Showbiz
  • Show

    Pak ditë pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi takohen me personazhin kryesor të Për’puthen

    Insajderi
    03 May 2021 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa ditë më parë Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ish-konkurrentes së “Përputhen”, “Leje”.

    Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullojnë në rrjet prej muajsh.

    Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

    Tashmë që mund të shfaqen publikisht bashkë, Andi dhe Melisa kanë takuar menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi.

    Ky i fundit ka ndarë një video me dy ish-konkurrentët dhe ka treguar se është surprizuar nga çifti.

    Konomi thotë se është takuar rastësisht me ta dhe siç duket janë mbledhur të tre për të diskutuar historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri “lëmsh” gjithë botën.

    Ndër të tjera Arjani thotë se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark