×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pak para finales së madhe/ Tifozët e Liverpoolit pushtojnë rrugët e Parisit

    Insajderi
    28 May 2022 - 19:38

    Tifozët e Liverpoolit kanë stërmbushur rrugët e Parisit dhe po krijojnë atmosferë fantastike para finales ndaj Real Madridit.

    Liverpooli dhe Real Madridi dhe do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00 në Stade de France të Parisit.

    Megjithatë, tifozët e zjarrtë anglezë të Liverpoolit tashmë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit francez para nisjes së finales së madhe.

    Është vet faqja zyrtare e Reds në rrjetin social Twitter që ka publikuar disa video.

    Aty shihen tifozët e Liverpoolit në numër të madh në rrugët e Parisit, duke kënduar dhe krijuar atmosferë fantastike.

    Përveç tyre, ka edhe muzikë të zgjedhur dhe kohe pas kohe po këndohen emrat e lojtarëve dhe trajnerit Jurgen Klopp. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark