×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pakënaqësitë me ndarjen e ‘tortës’ së pushtetit të PDK-së në Prizren, vazhdojnë dorëheqjet nëpër degë

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e PDK-së në Prizren gjatë javës së kaluar ishte tronditur me dorëheqjen e asamblistit të saj Kastriot Krasniqi, i cili po ashtu ishte dorëhequr edhe nga të gjitha strukturat e PDK-së.

    Por kjo nuk do të mbes me kaq. Gazeta Insajderi, përmes burimeve mëson se nga kjo parti tanimë ka dhënë dorëheqje edhe Xhafer Ahmetaj, kryetar i nëndgës në PDK-së në Korishë.

    Këto burime po ashtu thonë se së shpejti pritet të japin dorëheqje edhe tre  kryetar të nëndegëve të PDK-së në Prizren dhe dy asamblisë të saj.

    Në seancën e 27 janarit, ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, PDK do të marr goditje nga 5 anëtarët e partisë së saj të cilët do të japin dorëheqje zyrtare.

    Kështu PDK, partia që e udhëheqë Prizrenin, do të mbetet vetëm me nëntë asamblistë.

    Gazeta Insajderi, për këto dorëheqje ka pyetur zëdhënësen e Komunës së Prizrenit Jona Hoxhaj, e cila ka deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark