×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Palestra e 300 mijë eurove “zhytet” në ujë, Ministrisë i ishin dashur 16 vjet që të vije deri te përurimi

    Insajderi
    10 March 2023 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si rezultat i reshjeve të shiut, sot Palestra e Sporteve në Istog është kapluar nga uji.

    Në lidhje me këtë situatë për Insajderin ka folur drejtoresha e Kulturës në këtë komunë, Elianë Blakaj, e cila ka thënë se gjendja në Palestër është jo e mirë.

    “Gjendja në palestër nuk është e mirë. Si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dëme të shumta sidomos në pjesën e kulmit, ku janë thyer xhamat dhe si pasojë në ato pjesë në rast se ka reshje, shiu hynë brenda palestrës. Ne kemi vendosur qese në tokë që të mos dëmtohet dyshemeja dhe një kompani do të menaxhojë gjendjen”, ka deklaruar Blakaj.

    Ajo ka thënë se komuna është munduar që ta parandalojë këtë gjendje duke rregulluar xhamat dhe duke dërguar kërkesa të vazhdueshme në Ministrinë e Kulturës, shkruan Insajderi.

     “Në vërshimet e fundit erërat kanë dëmtuar dyert dhe xhamat, disa prej tyre i kemi riparu në si komunë nëpërmjet një Operatori Ekonomik, e të tjerat që nuk kemi mundur, ndaj dhe kemi bërë kërkesë në Ministri po akoma nuk kemi përgjiigjje. Kërkesat kanë qenë për pjesën e kulmit dhe për pjesën e dyshemesë në tërsi. Ka problematika të theksuara, shkresat i kam nis që nga data 27 tetor 2022, ku i kom dërgu dy shkresa, mandej me 16 shkurt 2023 dhe shkresa e fundit ka qenë me 23 mars”, ka deklaruar drejtoresha.

    Palestra e Sporteve- Istog

    Kujtojmë se palestra ka filluar të ndërtohet në vitin 2004 dhe është përuruar 16 vite më vonë.

    Ndërtimi i saj Ministrisë së Kulturës i kishte kushtuar 300 mijë euro./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark