×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje kur autobusi me kosovarë përfshihet nga flakët në Shqipëri

    Insajderi
    11 August 2021 - 10:26

    Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.

    Sipas mediave të Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.

    Siç shihet edhe në video e dërguar nga lexues të Gazetës Insajder, zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.

    Kanë qenë rreth 25 kosovarë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.

    Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.

    Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

    Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark