×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje: Kuvendi i Britanisë s’lejon fyerje, deputetja e opozitës përjashtohet për një fjalë

    Insajderi
    23 July 2021 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kuvendin e Kosovës jemi mësuar që të dëgjojmë fyerje të ndryshme, por një gjë e tillë sanksionohet në Kuvendin e Britanisë së Madhe.

    Deputetja e Partisë Laburiste në opozitë, Dawn Butler, u urdhërua nga udhëheqësja e seancës që të largohet nga salla, pasi politikania opozitare refuzoi që ta tërhiqte akuzën se Kryeministri Boris Johnson është gënjeshtar.

    “Jam e dëshpëruar që kryeministri nuk ka ardhur në këtë kuvend që ta përmirësojë të kaluarën dhe ta përmirësojë faktin që ai e ka gënjyer këtë sallë dhe vendin në mënyrë të përsëritur”, tha fillimisht deputetja Butler, shkruan Gazeta Express.

    Udhëheqësja e seancës, pasi ia tërhoqi vërejtjen për fjalorin me fjalët “rend, rend”, tha: “Jam e sigurt që deputetja do të reflektojë për fjalët e saj dhe ndoshta ta përmirësojë regjistrin.”

    Sidoqoftë, deputetja vazhdoi me akuza. “Në fund të ditës, kryeministri e ka gënjyer këtë kuvend në mënyrë të përsëritur. Është qesharake që po futemi në telashe këtu që po thirremi në këtë gënjeshtër e jo në personin që ka gënjyer.

    Udhëheqësja e seancës përsëri ia tërheq vërejtjen deputetes, duke e përsëritur katër herë fjalën “rend”.

    “Ju lutem, a mund të reflektoni për fjalët tuaja dhe ta tërhiqni deklaratën”, i drejtohet udhëheqësja e seancës deputetes së opozitës.

    Deputetja përsëri nuk heq dorë nga fjalët e saj. “Zonja nënkryetare, unë kam reflektuar për fjalët e mia dhe dikush duhet ta thotë të vërtetën në këtë kuvend që kryeministri ka gënjyer”, dëgjohet duke thënë ajo me bindje.

    Më pas vjen momenti kur nënkryetarja e Dhomës së Ulët, njëkohësisht udhëheqësja e seancës, e përjashton deputeten nga salla.

    “Në bazë të pushtetit që më është dhënë me rregullën numër 43, e urdhëroj deputeten që të tërhiqet menjëherë nga salla për pjesën e mbetur të seancës së sotme”, lexon nënkryetarja. Deputetja shihet duke u larguar menjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark