18:43 - 19 Mars 2023

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku është duke marr pjesë në shënimin e 33 vjetorit të Degës së LDK’së në Podujevë. Në një sallë me qindra të pranishëm shihet prezenca edhe e Agim Veliut, ish-kryetarit të degës së partisë në këtë komunë.

Duket se Veliut ende nuk i kanë kaluar inatet e vjetra me Abdixhikun i cili pas ardhjes në krye të LDK’së kishte inicuar ndryshimet në këtë degë që rezultuan me Ekrem Hysenin kryetar të degës.

Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, por jo edhe Veliun. Ai shihet si ndër të vetmi i ulur në karrigë teksa kryetari mbante fjalimin.

Ky moment është shkëputur në një video që është bërë virale në rrjetet sociale:

@raporto24.com Agim Veliu nuk ngritet në këmbë për Lumir Abdixhikun#lumirabdixhiku #kosova #agimveliu #podujeve #peja #albinkurti #albania ♬ original sound – Raporto24.com

Veliu nuk e përshëndeti as kryetarin aktual të degës, Ekrem Hysenin

Agim Veliu u prononcua për Tv Llapi në lidhje me injorimin e dyanshëm që ndodhi. Ai tha se nuk u përshëndet fare nga kryetari i degës Ekrem Hyseni.

Nuk e panë të arsyeshme me e përshëndetë njeriun që e ka themeluar LDK-në para 33 vjetëve. Të shohim kur të hapet procesi i zgjedhjeve sigurisht unë jam i interesuar që LDK në Llap të rikthehet si parti e parë. E kjo formë duke proklamuar unitet e duke vepruar ndryshe është e vështirë në këtë formë“, ka thënë Veliu.