×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga zbarkimi i forcave të shtuara policore në veri të vendit

    Insajderi
    08 December 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se 200 policë të Kosovës kanë zbarkuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.

    Ky veprim erdhi pas vendimit të Policisë për ta rritur prezencën në veri. Sipas saj, zyrtarët policorë janë aty për të garantuar sigurinë.

    “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rrisë prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më pas ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rritja e pranisë policore në veri të vendit, me qëllim të ofrimit të sigurisë, është vlerësuar e domosdoshme.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë.

    “Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit. Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.

    “Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark