×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje- Raketa ruse bie mbi Moldavi

    Insajderi
    31 October 2022 - 15:12

    Mbetjet e një rakete ruse të goditur nga mbrojtja ajrore ukrainase përfundoi në një fshat kufitar të Moldavisë.

    Këtë e konfirmuan zyrtarët e këtij vendi, që e konsideruan atë një aksident. “Nuk ishte një goditje e drejtpërdrejtë”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Sergiu Diakonu.

    Sipas një deklarate nga qeveria moldave, pjesë të raketës ruse ranë në fshatin Naslavkea, në kufirin ndarës me Ukrainën, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

    Në këtë incident, disa xhama janë thyer dhe nuk ka raportime për të lënduar. Ndërkohë, Rusia ka shkelur dhe herë të tjera hapësirën ajrore të Moldavisë për të goditur dronë dhe raketa në Ukrainë. Por incidenti i fundit konsiderohet si më seriozi dhe bëri që qeveria e këtij shteti europian të përsëriste dënimin e saj për luftën e nisur nga Rusia.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark