×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje të reja nga shpërthimi në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    06 December 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri dyshohet se kanë ndodhur sot gjatë dite në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok.

    Pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit dhe tentimit të shtetit të Kosovës për organizimin e tyre, është tensionuar situata.

    Mediat lokale nga Mitrovica, kanë  publikuar një video-incizim, të momentit të shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

    Ndërsa, në komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat e alarmit nga banorët lokalë serbë.

    Derisa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër.

    Pamjet e reja të publikuara në rrjetin social Twitter mund t’i ndiqni më poshtë:

    https://twitter.com/i/status/1600160594174234631
    https://twitter.com/i/status/1600160491891871744
    https://twitter.com/i/status/1600160687719731200

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark