×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje të reja nga vendi ku është djegur vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nusret Cenës

    Insajderi
    24 January 2023 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta ka mbetur i vrarë 48 vjeçari nga Kaçaniku, Nusret Cena.

    Cena është gjetur i vrarë në magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga vendi ku është djegur vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nusret Cenës.

    Në këto pamje mund të shihen disa pjesë të veturës që kanë mbetur aty.

    Ekipi i gazetës Insajderi ka shkuar edhe të familja e viktimës, por ata nuk kanë pranuar të deklarohen për media.

    Pamje nga shtëpia:

    Ndërkohë, Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për vrasjen e Nusret Cena, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi, pa dhënë detaje të tjera për rastin.

    Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark