×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të rënda- Momenti tragjik kur shembet ura në Indi

    Insajderi
    31 October 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    India u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje tragjike, ku të paktën 140 persona humbën jetën, pasi një urë në shteti Gujarat u shemb.

    The Guardian ka publikuar pamjet e rënda nga momenti i shembjes së urës, ku duket që ka njerëz të shumtë. Ata po qëndrojnë pa lëvizur, teksa kavot fillojnë të lëkunden e më pas këputen.

    Autoritetet vlerësojnë se rreth 500 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, ishin mbi dhe rreth urës, duke marrë pjesë në ngjarjet për një festë fetare. Një zyrtar lokal, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se numri i viktimave ishin rritur në 140.

    Rreth 200 vendas që jetojnë në zonat e afërta u janë bashkuar tentativave për të gjetur të mbijetuar këtë mëngjes. Përveç forcës kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive, ekipe nga Ushtria Indiane, Marina dhe Forcat Ajrore dhe Roja Bregdetare po ndihmojnë gjithashtu në operacion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark