×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje të rënda nga aksidenti në hyrje të Pejës

    Insajderi
    08 May 2021 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Pejës, ku si pasojë një person është lënduar.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një person i lënduar rëndë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se personi është jashtë rrezikut për jetë.

    “Në ora 07:50 në hyrje të qytetit të Pejës, tek terminali doganor ka ndodh një aksident mes dy veturave, një person ka pësuar lëndime, është dërguar në emergjencë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka lëndime shumë serioze”, tha Gashi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark