×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje trishtuese, babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën ra në gjunjë nga tronditja e madhe

    Insajderi
    02 August 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Himarë- Babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga gomonia, u përball me policin Arjan Tase.

    Në këtë foto duket momenti kur babai i vajzës së ndjerë ra në tokë nga tronditja e madhe. Ndërsa dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones qëndroi indiferent përgjatë gjithë kohës, dhe në pritje të policisë.

    Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik ndodhi sot në mesditë, teksa ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit.

    Familja e 7-vjeçares është me origjinë nga Tropoja dhe ishin kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në atdhe. (noa.al/M.D)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark