×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje tronditëse nga tornadot në SHBA, tre persona të vdekur

    Insajderi
    01 April 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një tornado goditi kryeqytetin e Arkansas, Little Rock dhe qytetet përreth SHBA-së të premten pasdite.

    Diku tjetër, një person i tretë vdiq pasi një çati teatri u shemb në Belvidere, Illinois, gjatë një tornadoje tjetër me 28 persona të plagosur ndërsa Midwest lufton me stuhitë intensive dhe shkatërruese.

    Shembja ndodhi gjatë një koncerti në Teatrin Apollo në Belvidere, i cili është rreth 112 kilometra në veriperëndim të Çikagos.

    Guvernatorja e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi se dy persona kishin vdekur me disa njerëz të tjerë të raportuar të bllokuar në rrënoja.

    Tornado shkaktoi gjithashtu rrënoja të shumta të shtëpive, përmbysi makina dhe ka shkulur pemë, përcjell Telegrafi.

    Nuk dihet numri i përgjithshëm i personave të lënduar. Rreth 90,000 konsumatorë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në shtet.

    Kryetari i bashkisë së Little Rock, Frank Scott Jr, tha në Twitter: “Në këtë kohë, ne e dimë se 24 njerëz janë shtruar në spitalet e Little Rock dhe nuk kemi dijeni për ndonjë të vdekur në Little Rock”.

    Në anën tjetër, një dëshmitar kapi pamje tronditëse të dy tornadove anës rrugës në Keota, një qytet i vogël në shtetin amerikan të Iowa-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark