×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamjen nga intervenimi i dhunshëm i sigurimit në Forumin Rinor të LDK-së

    Insajderi
    25 June 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar dhunshëm pas ndërhyrjes së sigurimit.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga intervenimi i dhunshëm i sigurimit të paritsë së LDK-së, teksa një person dëgjohet duke bërtitur.

    Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

    Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

    Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

    Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark