×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Pamjet tregojnë se si qyteti turk Antakya është shkatërruar plotësisht pas tërmetit

    Insajderi
    12 February 2023 - 15:30
    Termet
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjendja e rëndë në Turqi në veçanti në qytetin Antakya pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend, ka bërë që qyteti të shkatërrohet pothuajse plotësisht.

    Kështu të paktën pretendon edhe një banor i këtij qytetit turk, në të cilin nuk ka mbetur pothuajse as edhe një ndërtesë pa u shkatërruar.

    Euronews sjell reportazhin për atë sesa dramatike është situata në këtë qytet që gjendet në jug të Turqisë.

    Qindra mijëra njerëz janë angazhuar në shpëtimin e qytetarëve që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa mijëra qytetarë po detyrohen të ndezin zjarre për t’u ngrohur, pasi është shumë ftohtë e në veçanti gjatë natës.

    Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos futen nëpër ndërtesat pjesërisht të shkatërruara, pasi janë të paqëndrueshme dhe nga çasti në çast mund të shemben plotësisht.

    E shumë ka edhe prej atyre që me padurim presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me anëtarët e familjeve të tyre, miqtë apo ndonjë të afërm.

    Qytetarë të shumtë kanë filluar të nervozohen duke vlerësuar se ndihma për ta është e ngadaltë, kurse sipas një banori të Antakya, qyteti është bërë tani pothuajse i panjohur, pasi çdo objekt është shembur.

    Në anën tjetër, numri i viktimave nga ky tërmet që goditi Sirinë dhe Turqinë ka shkuar në mbi 29 mijë, kurse i atyre që janë lënduar shkon në mbi 100 mijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark