×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Panairi s’mbahet as këtë vit, botuesit kërkojnë heqjen e TVSh-së për librin

    Insajderi
    18 September 2021 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht lirimit të masave antiCOVID gjatë verës, as këtë vit nuk u lejua që të mbahet panairi i librit në Prishtinë. Ky është viti i dytë me radhë që Kosovës po i mungon organizimi më i madh kulturor, i cili mbledhë në një vend botuesit, librashitësit dhe lexuesit.

    Ani pse pati lehtësime të shumta të masave, ku për një kohë u lejuan edhe dasmat dhe klubet e natës, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, thotë se e njëjta nuk ndodhi me panairin.

    Derisa thotë se ata që pësuan më shumë janë botuesit e vegjël për shkak të pamundësisë së shitjes online, ndërsa apelon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që t’i ndihmojë këta të fundit. Ndërkohë që thekson se ndihma më e madhe e Qeverisë për të gjithë botuesit pa përjashtim do të ishte heqja e TVSH-së.

    Në një intervistë për KosovaPress ai thotë se këtë vit kishin bërë të gjitha përgatitjet që panairi të mbahej, por që vala e re e pandemisë e shkaktuar nga varianti Delta përfundimisht pamundësoi një gjë të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark