Pas plasjes së skandalit të Panama Papers ku janë përfolur edhe disa zyrtar të FIFA-s ka ardhur edhe dorëheqja e parë.
Njeriu më i pasur në Uruguai, Juan Pedro Damianika ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i gjyqtarit etik të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).
Sipas medieve, Damiani është vënë nën hetim prej disa ditësh, kur emri i tij u gjet në opinionin ndërkombëtar pas publikimit të “informacioneve konfidenciale” të dokumenteve të kompanisë Mossack Fonseca nga Panamaja.
Lidhur me skandalin e Panama Papers të dyshuar janë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, futbollisti Lionel Messi dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini. /insajderi.com