×
  • Sport
  • Sport

    PANIK TE PSG!! Pas Kylian Mbappes, në dyshim për ndeshjen ndaj Bayern edhe Lionel Messi

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Do të ishte një goditje e re për PSG-në. Lionel Messi u lëndua gjatë ndeshjes kundër Olympique Marselle (1-2) të mërkurën në Vélodrome për Kupën e Francës. Argjentinasi është dëmtuar në pjesën e kofshës dhe tashmë e ka humbur udhëtimin e parizienëve drejt Monakos, të shtunën për kampionat.

    Ky dëmtim mund të shkojë aq larg, sa ta detyrojë Messin të humbasë ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut për Champions League, të martën e ardhshme.  Gjithsesi, klubi parizien mbetet i sigurt për prezencën e yllit argjentinas për këtë ndeshje të parë të 1/16-tës kundër bavarezëve.

    Mungesa e tij në Monako synon ta lejojë atë të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm të martën në mbrëmje kundër Bayernit. Nuk ka dyshim, për momentin “MNM” mund të kufizohet vetëm me Neymar kundër Bayernit. 

    Edhe nëse Kylian Mbappé, viktimë e një dëmtimi në kofshë që nga fitorja në Montpellier më 1 shkurt, mbetet më se e pasigurt, stafi parizian po bën gjithçka për ta lejuar atë të shpresojë për të paktën një vend në stol.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark