×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pantoviq: Prokuroria ka kërkuar edhe dy muaj arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin

    Insajderi
    05 January 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak edhe për dy muaj, ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.

    Avokati i tij, Ljubomir Pantoviq ka thënë se duke pas parasysh rrethanat, me shumë gjasë gjykata do të pranojë një kërkesë të tillë.

    Mbrojtja e Pantiqit do të paraqesë kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masë më të butë, pra që klienti i tij të lirohet nga burgu me kusht që të paraqitet në stacion policor, përcjell Insajderi.

    “Nisur nga reagimet pas vendimit të arrestit shtëpiak për Pantiqin dhe nga përvoja ime, besoj se gjykata do ta pranojë kërkesën e prokurorisë dhe më së voni deri më 9 janar do të vendosë për të”, ka thënë ai.

    Pantoviq ka theksuar se me Pantiqin është takuar disa herë që nga transferimi i tij në arrest shtëpiak.

    Dejan Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm terrorist ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën Veriore. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark