×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Para disa javëve kërkuan “Asociacion për boshnjakët”, Hill thotë se Sanxhaku ka probleme tjera

    Insajderi
    07 March 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me t’u ngritur çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në dritën e Marrëveshjes Bazë, kjo temë pati ndikim edhe në Serbi. Ishte Sulejman Ugljanin nga Partia për Veprim Demokratik në Sanxhak i cili u dërgoi letër ambasadave të vendeve kryesore perëndimore në Serbi dhe vetë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që edhe boshnjakëve t’u sigurohen të drejtat e njëjta në Serbi me ato që serbët po kërkojnë në Kosovë. Ugljanin u takua disa herë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, megjithatë, gjatë një vizite në Novi Pazar, u shpreh se “pavarësisht ndikimit që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës mund të kenë në këto pjesë të vendit, Novi Pazari s’ka të bëjë asgjë me të”.

    “Problemet këtu përfshijnë tranzicionin ekonomik dhe papunësinë e të rinjve. Puna ime është të kuptoj se çfarë po ndodh këtu dhe të provoj të ndihmoj. Është e rëndësishme t’u kushtojmë vëmendje të rinjve”, tha ambasadori Hill siç e citoi televizioni serb “Pink”.

    Ishte edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili e kishte ngritur pyetjen se pse Serbia nuk u jep Asociacione njëetnike pakicave kombëtare atje.

    “11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë”, kishte reaguar Albin Kurti, ndërsa në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe kishte shpallur gjashtë kushte, ku njëra prej tyre ishte që ajo do të mund të bëhej mbi bazën e të drejtave reciproke edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark