×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i Hazirit: “Disa politikanë do të hynë së shpejti në listën e zezë të ShBA-së”

    Insajderi
    08 February 2023 - 23:00

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se disa politikanë kosovarë do të sanksionohen së shpejti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tij, sanksionet do të fillojnë qysh në pranverë të këtij viti.

    Pa përmendur emra, Haziri tha do të ketë sanksione ndaj disa politikanëve, jo veç për shkak të cenimit të sigurisë kombëtare, por edhe për rrezik të demokracisë.

    Kësisoj, Haziri shprehet se gjatë kësaj pranvere, disa politikanë do të futen në listën e zezë të ShBA-së.

    “Unë besoj që qeveria amerikane dhe populli amerikan ka raporteve të veçante me Kosovën. Marrëdhëniet i ka me Kosovën dhe jo me funksionarët. S’pres masa kolektive për shkak të vendimeve politikeve apo politikanëve në Kosovë. Politikanët mund të kenë sanksione sepse ato janë të hapura. Ka pasur. Ne kemi një numër të madh në listën e zezë, një numër i caktuar është sanksionu tash, një numër ka me u sanksionu në pranverë”, tha ai në ATV.

    “Çdokush që rrezikon sigurinë, deri tash ka qenë kushdo që e rrezikon sigurinë kombëtare me vetëdije të tij, sanksionet nga ShBA-ja. Tash edhe nëse e rrezikon demokracinë, sanksionohesh”, tha ai.

    Gjithashtu, Haziri thotë se “kemi marrëdhënie prapë të tensionuara me BE-në, ShBA-të dhe NATO-n”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark