×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    Paralajmërimi i frikshëm i psikologes: Big Brother përveç pasojave tjera, mund të shkaktojë edhe vetëvrasje

    Insajderi
    30 January 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dijellza Preniqi

    Prej më shumë se një muaj publikut shqipfolës i është servuar reality show i njohur me emrin ‘’Big Brother’’. Ky format me protagonistë të ndryshëm është transmetuar në dy televizione të ndryshme, njëri në Kosovë dhe tjetri në Shqipëri. Ku banorët e secilës shtëpi të ‘’Vëllait të Madh’’ kanë arritur të bëjnë bujë të madhe edhe jashta mureve me të cilat janë të kufizuar, shkruan Insajderi.

    Personazhet e vëzhguara me kamera e të përgjuara nga mikrofona në 24 orë të ditës me kuptimin e plotë të fjalës mund të thuhet se janë bërë pjesë e një eksperimentit social të transmetuar në secilën shtëpi që flitet shqip.

    Shfaqja e jetës së personazheve të famshme, në pamje të pasur e të kuruar, sipas psikologes Entela Demiri-Isufi mund të ketë pasoja fatale për shikuesit.

    Big Brother Vip Kosova

    ‘’Ky reality show mund të çojë në gjendje të rënduar psikologjike pasi që transmetohet në zona të ndryshme dhe kategori të ndryshme njerëzish e shohin. Për shembull, ka njerëz që tërë jetën e tyre punojnë për të siguruar bukën e gojës e kur shohin mënyrën si ato personazhe po e përdorin ushqimin, mund të përjetohet rëndë nga ta. Ose, të mendojmë për një grua që nuk gëzon as liritë bazike, të shoh ato personazhe me atë lloj jete që përçojnë, kam frikën që mund të çoj deri në vetëvrasje’’, ka deklaruar Demiri-Isufi për Insajderin.

    Ajo ka shtuar se përkundër këtij fakti ‘’Big Brother’’ si kryefjala e momentit mund të ndikoj edhe për të mirë në jetën e individit.

    Sipas saj, mundësia që publiku të shoh perspektiva të ndryshme gjykimi për të njëjtën çështje ndikon që atyre t’iu ‘’ hapet mendja’ ’pra të mos kenë gjykime të ngurta.

    Psikologia ka deklaruar se show-i i ‘’Vëllait të Madh’’ bazuar në komentet e publikut rreth një gruaje që zgjedh të marrë kohën e saj për të njohur një burrë para se të lidhen me të është pasqyrë e gjendjes së gruas në shoqërinë shqiptare.

    Demiri gjithashtu ka shtuar se për  personazhet e Big- ut beteja më e madhe është ajo me vetën e tyre.

    Sipas saj, ata deri në përfundim të rrugëtimit të tyre në garë do të ndryshojnë për këtë arsye, pra ata do të përballen me të mirat dhe të këqijat e tyre ndaj dhe do të vendosin të ndryshojnë.

    ‘’Ne me ngulmë kemi kërkuar që të spikatet roli i psikologut pasi këto karaktere që janë aty padyshim që kanë punuar me vetën, janë formësuar, kanë arritur në një pikë që kur janë rrëzuar janë ngritur vetë. Edhe brenda shtëpisë do të ishte dashur të punohej me një psikolog që publiku të dijë çfarë ngritje ka një personazh brenda shtëpisë’’, ka deklaruar Demiri- Isudi në lidhje me ndryshimin potencial të lojtarëve.

    Pos promovimit të rolit të psikologut ajo ka thënë se duke vendosur këndë për meditim, joga, biblioteka do të mund të promovohej vetëpranimi dhe zhvillimi i vetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark