×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Paralajmërimi i frikshëm i zëdhënësit të KEDS’it: Nuk na presin ditë të bardha

    Insajderi
    05 December 2022 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.

    Buzhala përmes një statusi në “Facebook” tha se se çmimet e rrymës në berzat ndërkombëtare, kanë mbrritur në gati 500 euro për megavat, derisa shtoi se ka devijim nga plani i prodhimit vendor.

    Çmimet e rrymes janë dyfishu në berzat ndërkombëtare, kanë mbërritur në gati 500 euro për megavat. Të njejtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në dite në tregjet ndërkombëtare“, pohoi ai.


    Ai ironizoi me gjendjen me energjinë elektrike, duke thënë se borë mund të bjerë ‘por ditë bash të bardha nuk po na presin’.

    “Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark