×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paralajmërohen protesta kundër shtrenjtimit dhe reduktimeve të rrymës

    Insajderi
    18 August 2022 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë të paktën deri më 25 gusht, derisa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka rekomanduar KEK-un që të sigurojë energjinë e nevojshme. E qytetarët në anën tjetër kanë paralajmëruar edhe protestë kundër reduktimeve dhe shtrenjtimit të rrymës.

    Reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë të kundërshtohen nga qytetarët dhe shoqëria civile, por edhe shtrenjtimi. Aktivisti Visar Dili që nga e shtuna ka nisur kundërshtimin për dyfishimin e vlerës së tarifave të rrymës.

    Ai dhe shumë qytetarë, përmes platformës online kanë paralajmëruar edhe protestë para institucioneve përkatëse.

    “Qëllimi kësaj nisme nuk është politik por ka të bëjë me vendimin për energji. Kemi mbi 5 mijë qytetarë qe ju kanë bashkuar kësaj nisme (hashtaga). Nëse nuk bëhet ajo, prej shtatorit neve na presin tarifat e shtrenjta. Do të presin për një zgjidhje dhe nëse shohim atëherë shtatori do të jetë me protesta masive”, thotë për RTK, Visar Dili- aktivist.

    Qytetarët presin që kjo çështje të zgjidhet para dimrit.

    “Nuk i shoh te arsyeshme këto reduktime, por kjo është në gjithë Evropën. Ndoshta bëjnë ndonjë zgjedhje.”, shprehet Bislim Ademi- qytetar.

    “Nuk është deshtë me nejt duarkryq kur është sezoni i verës. Në dimër kur ka harxhime arsyetohet por sot janë të gjitha senet e reduktuar. U deshtë me herët me u përgatit. Ç’fare presim dimrin..”, thotë Fehmi Konjuhja – qytetar.

    “Po shpresojmë qe ishalla na banje ndonjë zgjidhje se ne dimër  shume problem. Nëse na bahen reduktimet e rrymës është shume vështire se dikush ka ne familje fëmijë, pleq etj. Tash edhe qirat na kanë hup se me herët kemi qenë më të përgatitur.”, tha Fatmir Sopi- qytetar.

    Lidhur më gjendjen e krijuar në sistemin energjetik, Komiteti teknik emergjent, pas dy takimesh gjatë së mërkurës, i ka rekomanduar KEK-ut që të sigurojë energjinë e nevojshme për t`i evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

    Në një komunikatë për media thuhet se kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim me rrymë, që do të zgjasë deri më 25 gusht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark