×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdojnë paknaqësitë ndaj Qeverisë Kurti, paralajmërohet një protestë javën e ardhshme

    Insajderi
    04 November 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mbajti takim me kryetarë të shoqatave për hyrjen apo mos hyrjen në protestë.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi propozi që të shtyhet afati i protestës për një javë. Ai tha se është normale që në momente të caktuar të marrin vendime e që protesta të shtyhet për javën tjetër.

    Gjithashtu ai tha se edhe një javë i japin mundësi qeverisë që kërkesën e tyre ta shqyrtojnë mirë sepse sipas tij gjendja është e keqe.

    Në propozimin e kryetarin për shtyerje të protestës për një javë ishin të gjithë pro këtij propozimi.

    20 për qind e anëtarëve kanë kërkuar që të shtyhet për në javën tjetër, kurse 80 për qind janë pro hyrjes, por ai tha se duhet të jenë 100 për qind pro hyrjes në protestë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark