×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Paralajmëron eksperti: Ky është gabimi më i madh që bëni kur lani dhëmbët

    Insajderi
    22 November 2022 - 09:11

    Disa aktivitete të përditshme që i bëjmë në mënyrë rutinore, nuk i mendojmë fare, si për shembull larja e dhëmbëve. Duhet të hedhim ujë mbi furçë fillimisht apo të shtrydhim pastën e dhëmbëve? Sipas Luis Marion, një periodontist dhe profesor në Universitetin e Pensilvanisë, fillimisht duhet të lagim furçën.

    “Fijet e thata, edhe nëse furça është super e butë, kanë një fuqi të fortë gërryese. Abrazioni i dhëmbëve, gjegjësisht konsumimi i indeve të forta të dhëmbëve dhe si rrjedhojë e saj dëmtimi i mishrave të dhëmbëve, është një problem i madh që e shohim çdo ditë, sidomos te popullata e re.

    Nëse e lagni furçën vetëm pas aplikimit të pastës së dhëmbëve, qimet me siguri nuk do të lagen plotësisht. Ky nuk është një problem i madh nëse jeni mësuar të lani dhëmbët me lëvizje të lehta dhe të buta. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë”, thekson eksperti.

    Marion paralajmëron gjithashtu se filli duhet të përdoret siç duhet përpara se të lani dhëmbët. Në këtë mënyrë, filli dentar nxjerr papastërtitë e grumbulluara mes dhëmbëve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    LifeStyle
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark