×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paralajmëron Oxfam/ Deri në fund të vitit uria në Afrikë do të shkaktojë vdekje çdo 36 sekonda

    Insajderi
    15 October 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas Oxfam, në Afrikë mungesa e ushqimit pritet të shkaktojë një vdekje çdo 36 sekonda deri në fund të vitit, shkruan Euronews, transmeton Insajderi.

    Në një deklaratë, Oxfam International tha se situata në Somali, Etiopi dhe Kenia “po përkeqësohet shpejt”.

    “Në Somali, është kriza më e keqe e urisë, me numër rekord të njerëzve që përjetojnë urinë akute. Tashmë është tejkaluar numri  i vdekjeve nga uria që u shkaktuan në vitin 2011, kur vdiqën më shumë se një çerek milioni njerëz” – njofton Oxfam.

    Sipas të dhënave të Oxfam-it shkalla me të cilën njerëzit në Somali, Etiopi dhe Kenia po vdesin nga uria është rritur që nga maji, kur u vlerësua se një person vdiste çdo 48 sekonda.

    Poashtu, thuhet se në të katër vendet në Afrikën Lindore, më shumë se 6 milionë fëmijë përballen ose tashmë po vuajnë nga kequshqyerja akute.

    Çmimet e larta të ushqimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë e kanë përkeqësuar situatën dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, thotë se ndihma është e nevojshme tani.

    Oxfam njoftoi gjithashtu se nevojiten 3 miliardë dollarë shtesë për të ofruar ndihmë adekuate për ata që kanë nevojë në Sudanin e Jugut, Somali, Kenia dhe Etiopi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark