×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paralajmëron Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të përhapet në Evropë

    Insajderi
    09 December 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake NATO, paralajmëroi sot se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

    “Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht më keq.”, u shpreh Stoltenberg, raporton Sky News.

    “Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë për këtë çdo ditë për ta shmangur atë.

    Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin më shumë vende në Evropë.

    Kujtojmë që Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark