×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Paralajmëron tifozi i Feyenoord: Nëse fitojmë në finale, Tirana s’do të jetë e sigurtë

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:10

    Një tifoz i Feynoord paralajmëron përplasje e dhunë më të madhe nëse hollandezët e marrin kupën në shtëpi.

    Në një prononcim për “Euroneës Albania”, tifozi tha se Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse Fejnordi do të fitojë.

    Ai tha se tifozëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

    “Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurtë. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”- tha tifozi holandez.

    Jo vetëm nga Elbasani, zbulohet numri i efektivëve që do të vijë në kryeqytet nga Shkodra

    Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.

    Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie.

    Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark