Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi bëri paraqitje fantastike në ndeshjen e PSG-së ndaj Montpellierit, shkruan Insajderi.
Nuk është sekret që shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka shkëlqyer siç di ai në Parc des Princes, por mbrëmë arriti të tregojë që është ende në formën jetësore.
Argjentinasi realizoi dy herë dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën maksimale 9.9
34-vjeçari kishte shënuar vetëm katër gola në ligë për PSG-në gjatë gjithë sezonit, që është një rënie monumentale në krahasim me statistikat e tij te Barcelona.
Nuk është çudi që kaq shumë tifozë po talleshin me shifrat e ulëta të Messit, kur krahasuan se tre sezonet e tij të fundit në Camp Nou ai shënoi 36, 25 dhe 30 gola për sezon.
/Insajderi.org