×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parashikimi i motit deri në fund të javës

    Insajderi
    08 March 2021 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas parashikimit të Prishtina Weather sot pasdite do të ketë mot me vranësia e vende vende mund të ketë riga lokale shiu.

    Ndërsa për ditët në vijim, këto janë parashikime të PW për vendin tonë:

    8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

    9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohëpaskohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

    10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

    11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

    12.03 – Kthjellime dhe vransira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark