×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    Insajderi
    08 April 2021 - 18:29

    IHMK njofton se në dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

    Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark