Mot relativisht më stabil ka mundësi të mbajë gjatë javës së fundit të shtatorit, me më shumë intervale me diell, sidomos në ditët e para. Nga mesi i javës, të mërkurën dhe enjten, paraqiten sinjale për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Temperaturat maksimale shkojnë mbi 20C, duke iu afruar vlerave prej 25C.
Përgjatë muajit tetor në përgjithësi, temperaturat nuk do të jenë shumë të larta, përreth vlerave mesatare, derisa të reshurat paraqiten kohë pas kohë, por jo ndoshta me sasi të larta.