×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parashikimi i motit për javën e parë të tetorit

    Insajderi
    02 October 2022 - 12:59

    Java e parë e tetorit do të karakterizohet me mot relativisht të qetë, gjatë ditës mund të ketë vranësira dhe mëngjeset mund të jenë rë freskëta dhe me mjegull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

    “Java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm ne stadete larta të Troposferës”, njofton IHMK.

    Moti gjatë javës nëpër qytetet e Kosovës nga Instituti Hidrometotologjik i Kosovës (IHMK)

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

    Sipas IHMK-së, këto temperatura do të jenë ideale për bujqit për  mbjelljen e grurit pasi java e kaluar ishte e karakterizuar me reshje të mjaftueshme të shiut.

    “Kushtet agrometeorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike ju mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit, sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark