×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

    Insajderi
    22 January 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Java fillon me të reshura shiu, temperaturat në rënie. Në pjesën e dytë të javës priten edhe reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

    22.01.2023 – Reshjet e shiu nuk kanë së ndaluri as edhe në ditët e para të javës.  Vende-vende të hënën mbrëma edhe ka gjasa të jenë paksa më intenzive, me mundësi edhe në lindje të vendit. Reshje bore parashihen vetëm në vise malore.

    Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vransira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave.

    Në përgjithësi, qarkullimi i mirë ajror që parashihet ditëve vijuese, do shpërndajë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të kaloj kryesisht në vlera të pranueshme.  Vetëm në periudha të qetësisë, rritja e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, çon indeksin në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

    Datat:

    23.01 – Kryesisht vranët.  Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit.  Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive.  Borë vetëm në vise malore.

    24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës.  Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.

    25.01 – Kryesisht me vransira.  Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

    26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë.  Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

    27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

    Temperaturat gradualisht në rënie.  Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.

    Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark