×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    11 September 2024 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e shiut vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit, por dhe orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë.

    Vransirat fillojnë të shpërndahen, duke hapur qiellin rrezeve të diellit. Pasdite rreth viseve malore mund të mbeten kushte për riga shiu. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 15C, derisa gjatë ditës shënojnë një rritje të lehtë në 21C e 24C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.

    Të enjten pritet një stabilizim i përkohshëm i motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje në 26C e 27C.

    Nga dita e premtë sërish paraqiten kushte për të reshura, më shumë në formë rrebeshesh, herë herë të shoqëruara me bubullimë. Temperaturat pësojnë rënie në 21C. Të shtunën më ftohtë, me maksimale vetëm prej 13C. Nëpër vise malore, me rënie të temperaturave, në lartësi mbidetare mbi 2000m, ka gjasa të paraqiten edhe fjolla bore. Minimalet në fundjavë mund të zbresin në 6C, njofton Prishtina Weather.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark