×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    26 May 2022 - 07:54
    moti
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende – vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

    Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

    Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

    Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark