×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Park Residence – vendbanimi i ëndrrave – Prishtina e re

    Insajderi
    14 July 2021 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Berisha Group për më shumë se një dekadë ofron cilësi në fushën e ndërtimit në vend. E gjitha filloj duke e ndjerë nevojën dhe mungesën e ndërtimeve kualitative në vendin tonë, duke filluar si një ndërmarrje e vogël për tu shndërruar në një ndërmarrje të madhe që përmbush tregun me shumicën e lëmive të ndërtimit.

    Falë punës së dëshmuar dhe përkushtimit të madh në ofrimin e shërbimeve sa më të mira, Berisha Group nga një biznes i vogël familjarë që u themelua në vitin 2009, sot është shndërruar në një kompani liderë në fushën e ndërtimit në vendin tonë.

    Përgjatë këtyre vetive Berisha Group ka ofruar shumë projekte kapitale në vendin tonë, disa tashmë të përfunduara e disa në zhvillim e sipër që kanë bërë ndikim të madh në jetesën e banoreve.

    Disa nga projektet më të mëdha kapitale të Berisha Group janë:

    • “Ara Residence” (2016-2018)
    • Projektetet në Fushë Kosovë “Objekti 1” dhe “Objekti 2” (2017-2019)
    • “Ambasador Residence” (2019/2020)
    • Park Residence” (2019-2024)
    • Kompleksi banesor në Fushë Kosovë: 2020-2022

    Falë përvojës dhe punëve të dëshmuara nga Berisha Group, çdo lloj projekti kapital i realizuar nga ta, merr vëmendje dhe interesim të madh. Një ndër projektet që ka marrë vëmendje të madhe është edhe projekti ‘Park Residence’.

    Park Residence është ndër projektet më të mëdha që po realizohet nga Berish Group dhe po ashtu është projekti që po i jep vulë atraksionit më të ri në vend lagjes ‘Prishtina e Re’.

    Tanimë Park Residence është i kompletuar, ky është kompleksi afaristo-banesor që po vë “Themelet e Prishtinës së Re”, i shtrirë sipas planit rregullues në tri blloqe “Prishtina e Re zona Qendër” A/16, A/17, A/18 me një sipërfaqe totale 180.000 m2, i lidhur me parkun, rrugët me katër korsi, tramvajin, qasjen më të lehtë ndaj qendrës së qytetit është vendi i juaj ideal për të shënuar adresën tuaj të re.

    Për ta bërë akoma më të lehtë qasjen për blerje të banesave Berisha Group ka realizuar bashkëpunime të ndryshme me bankat vendorë, duke ofruar kushte sa më të volitshme për blerje të banesave, dhe vazhdon çdo herë të sjell në vend trendët e reja dhe me të mira të mundshme për investime në patundshmëri.

    Mos hezitoni të investoni në të ardhmen tuaj ‘Park Residence’ Prishtina e re.

    Për tu njoftuar më detajisht për mundësin e blerjeve apo kushtet e rezidencës, mund të informoheni në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, në ueb faqë berishagroup.com apo të kontaktoni në numrat: 0800 80 700 dhe +383 (0) 44 458 458.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark