×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Parkingu do t’i kthehet Prishtinës”, Komuna merr në kontroll parkingun e uzurpuar në qendër që disa vite

    Insajderi
    23 June 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sot gjatë ditës në kuadër të aksionit për lirimin e hapëirave publike, ka liruar hapësirën – parkingun i cili gjendet pranë Kino Rinisë i cili për vite me radhë ka qenë i uzurpuar.

    Në aksion ka dalur edhe drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi.

    Në njoftimin e dhënë thuhet se parkingu do t’i kthehet Prishtinës dhe do të shfrytëzohet për nevojat e Komunës.

    “Drejtoria e Inspekcionit ndaj personave që kanë uzurpuar dhe keqpërdorur këtë hapësirë do të ndërmarrë masa të parapara ligjore dhe njëkohësisht do t’i njoftojë organet kompetente të rendit dhe drejtësisë. Kjo hapësirë, deri në një vendim tjetër, do të menaxhohet dhe shfrytëzohet për nevoja të Komunës së Prishtinës” thuhet në njoftimin e Inspeksionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark