×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parlajmëron Këshilli i Prindërve: Nëse nuk i paguani mësimdhënësit ne mbledhim vet fonde

    Insajderi
    04 October 2022 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “facebook” kanë thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

    Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

    Edhe më herët ky këshill u ka kërkuar nga institucioneve ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.

    Postimi i plotë:

    Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

    Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark