×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Parlamenti Evropian ka miratuar një ligj që ndalon ‘memes’

    Insajderi
    13 September 2018 - 13:55

    Parlamenti Evropian ka miratuar një ligj të diskutueshëm i cili mund të ndalojë ‘memes’ dhe ta cenzurojë internetin.

    Kritikët kanë frikë se legjislacioni i votuar në Bruksel do t’i ndalojë njerëzit nga shpërndarja e fotove dhe videove të marra – ndoshta edhe nëse ato janë të edituara.

    Ligjet do ta detyronin Google, Microsoft dhe të tjerat që t’i paguajnë publikuesit për shfaqjen edhe të lajmeve dhe do t’i ndalonte në mënyrë efektive qytetarët e Bashkimit Evropian nga shpërndarja e artikujve.

    Ata gjithashtu mund ta fusin një filtrim të detyrueshëm, që do të kërkonte nga platformat online si YouTube, GitHub dhe Instagram që të instalonin filtra për të parandaluar përdoruesit të shpërndanin materiale të kopjuara ose të kërkonin licencë për të shfaqur përmbajtjen.

    Kjo do t’i parandalonte njerëzit nga publikimi dhe shpërndarja e remixeve, parodive, memeve, madje edhe linqeve të artikujve në sajtet e lajmeve.

    Nga deputetët që ishin në asamble, 438 votuan për, 226 ishin kundër, ndërsa 39 abstenuan.

    Disa artistë, muzikantë dhe krijues të tjerë i mirëpritën ndryshimet, sepse ato mbrojnë përmbajtjen me të drejtën e autorit dhe për këtë arsye mbrojnë edhe të ardhurat e tyre.

    Ligjvënësi gjerman Axel Voss, i cili drejtoi raportin përmes asamblesë, tha se votimi është një shenjë e mirë për industritë krijuese në Evropë.

    Tani pritet që të fillojë një periudhë e grindjeve burokratike përpara se ligji të hyjë në fuqi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark