22:12 - 26 Nëntor 2020

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian, Parlement europeen, @PEStrasbourg, në twitter, ka vlerësuar lart bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden- Würtemberg.

VIDEO:

Në rrjetin social twitter, në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.

Lladrovci në Facebook, ka shkruar se është mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave të Drenasit me shkollat e Baden-Würtembergut.